Vizion Plus siguron foton e gazetarit të arrestuar Ervis Hasanaga dhe shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi i cili është shpallur në kërkim.

Kushtrim Selimi
Ervis Hasanaga

Gjithshtu në pranga ra edhe punonjësja e AMP, Regina Omeri.

Regina Omeri

Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për ti vendosur gjoba.

Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime./vizionplus.tv