“Kisha pirë alkool gjithë ditën”, zbardhet dëshmia e vrasësit të dyshuar të Egli Progës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kisha pirë alkool gjithë ditën”, zbardhet dëshmia e vrasësit të dyshuar të Egli Progës

Egli Proga, 42-vjeç dhe baba i dy fëmijëve u vra më 11 gusht në Pogradec. Autor i dyshuar i ngjarjes është Denis Meçe, i arrestuar. Ditën e djeshme ai doli para Gjykatës së Korçës dhe ndaj tij rëndon akuza “vrasje nga pakujdesia”.

Tre personat e tjerë, të akuzuar për “moskallëzim krimi” dhe të arrestuar më 11 gusht, u lanë të lirë nga gjykata ditën e djeshme. Ndaj Voltan Shulkut, Arian Manellarit, dhe Leonidha Guçes, u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Denis Meçe ka deklaruar se nuk e njihte Egli Progën dhe sipas pretendimeve të tij, ai e ka ofenduar pasi ishte në gjendje të dehur.

Meçe pranon se ditën e 11 gushtit kishte konsumuar alkool gjithë ditën.

Advertisement

Ai pretendon gjithashtu se nuk donte ta vriste Eglin, por vetëm t’i jepte një shpullë për ta qetësuar, pasi sipas tij 42-vjeçari e shau.

Ditën e djeshme, pas vendimit të Gjykatës, motra e Egli Progës, Jona Proga hodhi akuza ndaj organeve të drejtësisë. Ajo tha se drejtësia dje e rivrau vëllanë e saj, ndërsa theksoi se bëhet fjalë për një krim në bashkëpunim mes bandash kriminale.

“Po flisnim për padrejtësinë që filloi në Policinë e Shtetit, padrejtësia që kanë bërë ata në çdo regjistrim, akt që kanë sjellë ata ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, një padrejtësi të menjëhershme në kohë së bashku në bashkëpunim, banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes dhe është vrasje, po flasim për vrasje, çfarë janë këta që lihen me detyrim paraqitje, që është duke u vrarë Egli me çdo veprim e mosveprim që është duke u kryer. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim”, tha ajo.

Kujtojmë që fillimisht policia deklaroi se Egli Proga ishte rrëzuar në gjendje të dehur dhe si pasojë kishte ndërruar jetë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy