I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti i njohur Mentor Kikia u shpreh se edhe në këtë periudhë para zgjedhjeve gjendemi në një sitatë “deja vu”. Sipas tij, gjithnjë është votuar opozita si e keqja më e vogël, me qëllimin për të larguar qeverisjen, por jo duke e parë atë si alternativë.
“Opozitën, të mos e shikoja në pushtet si zgjidhje, seps eqeveria është e korruptuar dhe duhet të ikin këta, por ta shikoja si një zgjidhje më të mirë, përballë kësaj alternative qeverisëse. Se e keqja jonë gjat gjithë këtyre 3 dekadave është sepse ne nuk kemi votuar një opozitë fituese, por për të larguar qeverinë ekzistuese si një e keqe dhe automatikisht ka ardhur opozita që kishte vënë shishen në radhë. Dhe kjo na ka bërë që ne ta shikojmë opozitën si të keqen më të vogël. Heqim këtë njëherë se na ka zënë derën dhe pastaj sjellim opozitën. Pastaj, ka treguar historia, që kjo opozita sapo ka rënë në tokë me lagështirë është rritur dhe bërë më e keqe nga ajo që ka qenë. Kam frikë se jemi përballë të njëjtës situatë, që tani ka vetëm një aksion kombëtar: Të largojmë Ramën!”