Ish kryeministri, Sali Berisha u surprizua sot nga demokratët e Korçës të cilët i kishin rezervuar surpriza për ditëlindjen e tij.
Ai u prit me fishekzjarre, brohorima, lule e tortë, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë.
Berisha ka shprehur falenderimin dhe admirimin për qytetarët korçarë, teksa u shpreh se sot po feston ditëlindjen më të bukur të jetës së tij.
“Të dashur demokratë dhe drejtues të PD në qarkun e Korçës, së pari dëshirojë të përulem me nderimin më të madh para banorëve dhe qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare, të dijes, të pushkës, të mendjes dhe çdo shqiptar ushqen për Korçën dhe trevat e kësaj zone adminrimin dhe mirënjohjen e pakufijshme. Dhurata të pafundme i kanë bërë burrat dhe gratë e Korçës ndaj Shqipërisë.
Më bënë një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj. Pata ditëlindjen më të bukur tëjetës time më ju dhe ju falenderoj shumë. Unë kam ardhur tek ju për të biseduar me ju për një situatë kritike ku ndodhet Shqopëria dhe këtë nuk e themi ne për propagandë por e themi se 8 vitet që kaluan ishin vitet më të mbrapështa në këtë vend”,u shpreh Berisha.