Energjia elektrike do të ndërpritet për shtatë orë në disa zona të Tiranës.
Përmes një njoftimi, OSHEE sqaron se të martën, në intervalin kohor 09:00-16:00, do të punohet në disa kabina të NST Farkë.
Advertisement
Energjia do të stakohet pjesërisht në zonën afër TEG, rruga e Vilave dhe zona e Farkës së vogël.