Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh pasditen e kësaj të hëne për të votuar ekipin e ri të Lulzim Bashës.
Gjatë mbledhjes u zgjodhën 11 sekretarët të cilët do përfaqësojnë Partisë Demokratike në dikastere të ndryshme gjatë këtij 4-vjeçari.
Ata u miratuan unanimisht të gjithë, siç ishin vendosur në listë.
Lista e sekretarëve:
Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ
Arta Sakaj, Sekretar i Burimeve Njerëzore
Belind Këlliçi, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Lediana Mandia, Sekretar për Pronarët dhe Çështjen e Pronave
Flamur Hoxha, Sekretar për Klimën e Biznesit
Jonila Godole, Sekretar për të Përndjekurit Politik
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Greta Bardeli, Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Taulant Zeneli, Sekretar i Koordinimit Elektoral
Oriela Nebiaj, Sekretare për Organizatat Partnere
Endri Hasa, Sekretar për Organizmin Dixhital