Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte projektligjin për legjitimimin e kanabisit mjekësor. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi se për këtë projektligj është marrë dhe miratimi qytetar përmes Këshillimit Kombëtar.
“Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit”, tha ajo.
Lidhur me zbatimin e këtij ligji dhe evitimin e abuzimeve, Manastirliu thekson se do të ketë grupe kontrollesh për të parandaluar këtë fenomen.