Këshillimi i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e firmosur midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni pak ditë më parë.
Me anë të këtij vendimit të marrë nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku faktohet ngritja e qendrës së pritjes së emigrantëve nga Afrika në zonën e Shëngjinit.
Pas miratimit në qeveri, marrëveshja pritet të shkojë për votim në Kuvend, para se të hyjë në fuqi.
“Vendim Për Propozimin E Projektligjit “Për Ratifikimin E Protokollit, Ndërmjet Këshillit Të Ministrave Të Republikës Së Shqipërisë Dhe Qeverisë Së Republikës Italiane, Për Forcimin E Bashkëpunimit Në Fushën E Migracionit”
AdvertisementNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
AdvertisementKy vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Në marrëveshjen e nënshkruar mes Ramës dhe Melonit parashikohet që rreth 3 mijë emigrant në vit do të vijnë në kampet që do ngrihen në Shëngjin e Gjadër. Marrëveshja mes tyre është bërë me një kontratë 5 vjeçare me të drejtë përsëritje.