Partia Socialiste ka fituar bindshëm jo vetëm garën për kryetarët e bashkive të Vorës e Kamzës, por edhe atë për Këshilla Bashkiakë.
Në Bashkinë e Vorës, PS kryeson deri në këto momente me 13 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka siguruar vetëm 4 të tillë.
Advertisement
Nga 1 mandat secila kanë fituar Partia Fryma e Re Demokratike dhe Partia Republikane.
Ndërkohë në Kamëz, PS ka fituar 20 mandate, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 11 të tillë. PD zyrtare ka marrë vetëm 3 mandate, ndërsa nga 1 mandat kanë marrë edhe partitë e vogla si, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Demokristiane dhe Aleanca Liberale e Djathtë.
Advertisement