Kërkoi zbutje të masës së sigurisë/ Aplei i GJKKO lë sërish në burg Lefter Kokën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkoi zbutje të masës së sigurisë/ Aplei i GJKKO lë sërish në burg Lefter Kokën

Apeli i GJKKO lë në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ky i fundit kishte ankimuar masën “arrest me burg” në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

 

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka shtuar akuza të reja për ish-ministrin e Koka dhe ish-vartësin e tij, Alqi Bllako, që tashmë ndodhen të dy pas hekurave për aferën e inceneratorëve.

 

Advertisement

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më datë 05.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10/214 akti, datë 28.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim L.K., ndaj vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit personal” dhe vendosi:

 

– Miratimin e vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy