Një 26-vjeçar i akuzuar nga autoritetet e Italisë, si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Durrës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja” u bë arrestimi provizor i shtetasit K. K., 26 vjeç.

 

Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasi K. K. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar dhe ka shitur në Itali, lëndë narkotike të ndryshme.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi./vizionplus.tv