Këshilli i mandateve mblidhet sot pasdite për të dytën herë, për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Radhën për t’u shprehur kundër kërkesës së spak e ka pala mbrojtëse.
Dy avokatët, Ardian Visha dhe Henrik Logori, do të paraqesin pretendimet e tyre pse kuvendi nuk duhet të japë autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit socialist Ahmetaj.
Pasi të jetë dëgjuar dhe pala mbrojtëse këshilli do të duhet të përgatisë një raport mbi pranimin ose refuzimin e kërkesës.
Ky raport, më pas dërgohet në parlament për tu votuar.
Opozita është deklaruar se spak duhet t’i jepet autorizimi për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë, ndërsa mazhoranca qeverisëse është ende pa vendim.