Presdienti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se neser del pergjigja për 72 pyetjet e Gjykates Kushtetuese. Po ashtu ai beri me dije se diten e neserme depozitohet kallëzimi në prokurori për Kuvendin.
“Nesër do të dorëzojmë padi për falsifikimin që ka bërë kuvendit, pasi është e rëndë dhe kriminale, që në Gjykatën Kushtetuese kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë një provë gjoja të re të falsifikuar dhe pa ia kërkuar askush. Presidenti ka qenë mbi palët dhe të gjithë i mbajnë mend kritikat që kam pasur edhe për opozitën për praktikën e bojkotit nxitja e presidenti për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe respektimin e kësaj ka qenë e evidentuar publikisht, madje edhe paralajmërimi se nëse opozita nuk nënshkruante marrëveshjen e 45 qershorit, zgjedhjet do të bëheshin pa të.
A keni respektuar betimin? Presidenti ka ndërmarrë iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve në kuadër të integrimit, ka marrë iniciative për të shmangur përplasjen. Edhe gjatë pandemisë u morën iniciativa në funksion të paqes për të shmangur që pandemia të kthehej në diktim polikë”, tha Meta