Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish ndaj rastit të Tom Doshit, i cili është në listat e kandidatëve për deputetë. Në një postim në tëitter, Kim u ka bërë thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin ndaj përfshirjes së udhëheqësit të PSD-së në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit. Diplomatja amerikane ka ripublikuar postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Engjëll Bejtaj ka treguar se çfarë deklaron z.Doshi pas gjithë kësaj situate.
“Më ka thënë se nuk kam çfarë sqaroj, sepse normalisht jam qytetar shqiptar, jam i detyruar të respektoj gjithë detyrimet e shtetit shqiptar, legjislacionin… Dhe, tha, në qoftë se amerikanët kanë diçka le ta bëjnë publike. Pra, kjo ka qenë deklarata e z.Doshi.”