Një ngjarje është shënuar në fshatin Bajzë në Malësi të Madhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Plumbat janë drejtuar ndaj murit rrethues të një banese brenda të cilës ndodhej vetëm një 19 vjeçar.
Advertisement
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Malësi e Madhe
Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç.
AdvertisementGrupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.