Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.
Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë zjarri ndërsa Altin Rexha nga Kukësi që ka qëlluar me thikë, të dy të moshës 43-vjeç.
Sipas bluve ata kanë ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
AdvertisementSi pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
AdvertisementNë përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.