Kërcënuesi i Kurtit: Bëra shaka, thash 100 minj, jo 100 mijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënuesi i Kurtit: Bëra shaka, thash 100 minj, jo 100 mijë

“100 mi kush vret Albin Kurti!!”, kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook Kujtim Kurti nga Prizreni.

Shkrimin, Kurti e kishte bërë të dielën e 24 tetorit, por që pas dy ore, postimi është fshirë, pas raportimeve.

“E kam postuar në ora 13 ditë e diele dhe dikush më ka raportuar dhe pas dy ore facebook e ka larguar këtë postim dhe më ka bllokuar profilin për 30 ditë”, ka rrëfyer Kujtim Kurti.

Katër ditë pas “kërcënimit”, shteti u vu në lëvizje. Në mbrëmjen e së mërkurës së 27 tetorit, Policia e Kosovës rrethoi shtëpinë e Kryeministrit Albin Kurti në lagjen Taslixhe në Prishtinë.

Advertisement

Kurti që edhe mbiemrin e ka të njëjtë me të Kryeministrit, është me prejardhje nga Prizreni, por deklarohet se nuk jeton atje.

“Unë jetoj dhe punoj në Gjermani”, ka treguar Kurti.

Një ditë më parë, të martën, Kurti është kontaktuar nga policia hetuese e Kosovës për të deklaruar rreth këtij kërcënimi.

“Dje gjatë bisedës me hetuesin anti terror F.Sh. (emër i njohur për redaksinë) kam treguar se nuk mund të vijë sot në intervistë në polici, apo drejtorin anti terror DKT”, ka thënë më tej Kujtim Kurti.

Advertisement

Ai nuk ka treguar se si janë marrë vesh me organet e rendit për të përfunduar procedurat e intervistimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij rasti, por ka deklaruar për Albanian Post se nuk pajtohet me këto akuza.

“Nuk pajtohem me këtë akuzë nga policia sepse unë kam bë hajgare, dhe në postimin tim shkruan “100 mi”, dmth “minj që lëvizin” dhe “jo pare apo lekë”, por që policia e ka marrë si kërcënim, atëherë është problemi i tyre”, ka deklaruar Kurti.(ap)

Foto: Postimi i Kujtim Kurtit në Facebook, i cili u morr si kërcënim për kryeministrin

Komunikimi i Kujtim Kurtit me policin hetues

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy