Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët kanë kanosur një familje. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dy të arrestuarit kanosën familjen e një 34-vjeçari.

 

Sipas njoftimit të policisë, Mario Lika dhe Blenard Ahmetaj kanë shantazhuar dhe kërcënuar për jetën anëtarët e një familjeje me qëllim që këta të fundit të iu jepnin shumëm e kërkuar të parave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.