Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama, merret nën hetim avokate Adriana Kalaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama, merret nën hetim avokate Adriana Kalaja

Komisariati nr. 1 ka nisur hetim për deklaratat publike të Adriana Kalasë drejt kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e saj gjatë protestës së opozitës përpara Bashkisë Tiranë, avokatja Adriana Kalaja kërcënoi kryeministrin.

“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”, tha ajo në deklaratat e saj.

Rasti është referuar në Prokurori nën akuzën” kanosje për shkak të detyrës”

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar se Kalaja është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ajo është shprehur se nuk ka dashur që të japë deklarata kërcënuese drejt kryeministrit.

Advertisement

Sipas saj da dashur të ironizojë disa shkrime në media dhe nuk ka patur si qëllim të bëjë deklarata kërcënuese.

Megjithatë gjatë fjalës së saj në protestë ajo i shpreh me tone kërcënuese ndaj kryeministrit Rama.  Pritet që rasti t’i kalojë prokurorisë për hetime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy