Kryeministri Albin Kurti është kërcënuar, prandaj forca të shtuara të sigurisë kanë shkuar në shtëpinë e tij. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar lajmin.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.
Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai.
Megjithatë, ai nuk dha detaje për natyrën e kërcënimit. Klankosova.tv është në pritje të përgjigjes edhe nga Policia e Kosovës.
Advertisement