Kërcënimi i Vjosa Osmanit ndaj KQZ paraqet rrezikim të demokracisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënimi i Vjosa Osmanit ndaj KQZ paraqet rrezikim të demokracisë

Nga Halil Matoshi

1.U.D. e Presidentes Vjosa Osmani është palë në proces.

2.Zonja Osmani nuk reagoi as si U.D. Presidente, as si kandidate për deputete dhe as si grua, kur Valdete Daka iu ekspozua sulmeve brutale nga eksponentē të VV-së;

3.Zonja Osmani po e mbronë Zyrën e çertifikimit nga krijuesi i kësaj zyreje që është KQZ. Pra Zyra nuk i përgjigjet Presidencës por KQZ-së.

Advertisement

Nuk e ka këtë të drejtë!

4.Ajo (Osmani) është në fushatë zgjedhore me VV dhe roli i saj në raport me institucionet e pavarura si entitete kushtetuese është delikat, pra ndërhyrja paraqet konflikt interesi.

Ashiqare, ndërhyrja e saj në KQZ paraqet konflikt interesi pra vepër penale!?

President/ja duhet të ndërhyjë vetëm nëse ka indikacione që KQZ e ka cënu integritetin e zgjedhjeve, kurse U.D. përderisa është palë, nuk e ka këtë të drejtë, sepse ajo vet është subjekt i KQZ-së!?

Advertisement

5.Dua t’a vë në spikamë AKTGJYKIMIN në rastin  Nr. KO 97/10.

Në çështjen e kerkeses se parashtruar nga Ushtruesi i Detyres se Presidentit, Dr. Jakup Krasniqi, lidhur me mbajtjen e postit te Ushtruesit te Detyres se Presidentit dhe njekohesisht te postit te Sekretarit te Pergjithshem te Partise Demokratike te Kosoves.

Në pikën  25 të verdiktit të GjK thuhet:

“Ushtruesi i Detyres se Presidentit nuk eshte President i zgjedhur dhe here pas here mund te ngrihen pyetje lidhur me kompetencat e Ushtruesit te Detyres se Presidentit. Asnje çështje e tille nuk eshte ngritur ne kete kerkese. Çështjet e tilla jane çeshtje kushtetuese dhe Gjykata do t’i shqyrtoje keto çështje kur te ballafaqohet me kerkesen e duhur, duke marre parasysh parimin e ndarjes se pushteteve, siç percaktohet ne Nenin 4.1 te Kushtetutes, dhe do te kete kujdes te mos nderhyje ne sferat e degeve te tjera te qeverisë.”

Advertisement

6.Sipas këtij verdikti, dërgimi i Zonjës Osmani në GjK do të rezultonte në shkarkimin e saj të padyshimtë nga posti U.D.-së. Sepse, ajo po e cënon rendin kushtetues, meqë ashiqare është ngritë kundër verdiktit të Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson pjesëmarrjën në zgjedhje si kandidatë për deputetë, të dënuarve me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.

KQZ nuk ka bërë asgjë tjetër pos zbatimit të pikës 29 të verdiktit të GjK.

Neni  116 i Kushtetutës thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obliguara për të gjithë duke qenë se janë të paapelueshme.

Neni 116 [Efekti Juridik i Vendimeve]

Advertisement

1.Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

7.Moszbatimi i vendimit të GjK është vepër  penale, thuhet në Kodin Penal

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy