Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi reagoi pas akuzave të hedhura nga komentatori Konstandin Grillo.
Ai tha se ndodhet në SHBA dhe mohoi të ketë lidhje me kërcënimet që pretendon Grillo.
“Prej këtu ku jam në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lexova në gazetat dhe portalet shqiptare online se unë paskam kërcënuar me jetë Kosta Grillon dhe ky i fundit ka bërë kallëzim në polici.
U them shokëve dhe miqve dhe kujdo tjetri, se as kam ndonjë lidhje me Kosta Grillon, as me ndonjë “kërcënim” ndaj tij. As kam lexuar ndonjë shkrim të Kosta Grillos ndaj meje dhe as e di se me se merret ky person në jetën e vet. Për problemet që ai mund të ketë , qoftë për mbrojtjen e jetës, apo qoftë për kërkesën e tij për azil, unë as e ndihmoj dhe as e dëmtoj dot. Kostës i uroj shëndet dhe u faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin.”