Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandar Vullin tha të premten se mbështet masën e heqjes së mundësisë për qasje anonime në internet. Vullin e bëri deklaratën duke komentuar kërcënimet që, sipas tij i janë bërë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste për televizionin Pink, Vullin tha se duhet të miratohet një ligj i cili do të ndalonte hapjen e profileve në internet, pa i treguar të dhënat e sakta personale.

Vullin nuk ka treguar se në çfarë mënyre do të mund të ndalohej një mundësi e tillë nga ana e shtetit, duke pasur parasysh që rregullat për hapje të profileve përcaktohen nga kompanitë e rrjeteve sociale dhe jo nga shtetet veç e veç.

“Anonimiteti ka bërë që të shkruhen pisllëqe në internet dhe derisa anonimiteti në internet të shfuqizohet, kjo do të vazhdojë të ndodhë”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se kërcënimet që mori Vuçiq janë çështje për prokurorët dhe gjyqësorin. Këto kërcënime, sipas tij, krijojnë një atmosferë që familja e Vuçiqit është aq e urryer saqë ata duhet të vriten.

Ai deklaroi se të gjithë heshtin për fashizmin derisa ai t’i prekë ata, por që në fund të gjithëve ju vjen radha”./ REL