Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni u prit nga homologu i saj Edi Rama, ku do të marrë pjesë në Samitin e BE.

 

Meloni, mbajti edhe një prononcim për gazetarët, duke u shprehur se është e nevojshme që të përshpejtohen procedurat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo më pas u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë mbështetjen e Italisë.

 

Kemi në përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sidomos tani me agresionin  e Rusisë për Ukrainës. Është e rëndësishme të përforcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. Sigurinë kibernetike. Çështje të tjera që Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin, për Roaming dhe çështje të tjera. Mund të mbështeteni për këtë tek italian” tha Meloni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";