Keni bërë plane për pushime? Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Keni bërë plane për pushime? Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Në fundjavë na pret mot shumë i nxehtë veror dhe me zagushi, por edhe vranësirat e izoluara do të fillojnë të shfaqen duke kushtëzuar edhe ndonjë stuhi të izoluar dhe freski vetëm në disa rajone kryesisht kodrinore-malore.

Fillimi i javës së re mund të na sjellë stuhi dhe shtrëngata të fuqishme lokale.

Një ciklon i shtresave të larta atmosferike pritet të stacionohet në Detin Tiren përtej Italisë, pastaj në pjesët qendrore të Italisë dhe ky ciklon mund të shkaktojë destabilizime të fuqishme javën e re.

Në Gjermani, pikërisht aty ku po mbahet edhe  Kampionati Evropian i futbollit parashikohen disa stuhive apo shtrëngata mjaft të fuqishme.

Advertisement

Temperaturat e larta shkaktojnë probleme në Ballkan:

Vera e nxehtë dhe temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe probleme të mëdha në disa vende, përshirë këtu dhe Shqipërinë.  Temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit ditën e sotme.

Probleme me energjinë elektrike ka pasur gjithë pjesa e Ballkanit. Mediat malazeze dhe serbe raportuan se bëhet fjalë për një “black out” në të gjithë rajonin. Radio B92 bën me dije se i gjithë Mali i Zi nuk ka energji elektrike, po ashtu edhe jugu i Kroacisë bashkë me Bosnjen dhe Kosovën. Për pjesën tjetër të Ballkanit, mësohet se problem ka pasur edhe në nënstacionin e Podgoricës, duke lënë gjithë Rajonin pa energji elektrike.

 

Advertisement

– Ndërsa në Indi është raportuar se si pasojë e verës “përvëluese” kanë humbur jetën disa persona, kryesisht të pastrehet. Një grup i përkushtuar për të ndihmuar të pastrehët në Indi tha se vala e të nxehtit që ka kapluar Indinë veriore ka vrarë rreth 200 njerëz të pastrehë në Nju Delhi gjatë javës së fundit.

Ndërkohë, në brendësi të Meksikës verilindore, kemi kryesiisht një mot tjetër. Bëhet fjalë për stuhi dhe shtrëngata të forta deri në pasojë vdekje. Stuhia “Alberto” ka bërë “kërdinë” me shira të dendur, duke bërë të mundur “izolimin” e banorëve, kjo pasi raportohet se janë mbyllur shkollat, punët dhe çdo gjë. Por, stuhia solli gjithashtu shpresë në një rajon që vuante nga një thatësirë ​​e zgjatur dhe e rëndë. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy