Keni bërë plane për plazh? Ja si do të jetë moti sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Keni bërë plane për plazh? Ja si do të jetë moti sot
Për ditën e diel vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë, moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira (të pakta) kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.
Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 14°C deri në 32°C
zonat e ulëta 14°C deri në 36°C
zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy