Dita e sotme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Përgjatë majave të male në orët e pasdites priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadranti i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpjetësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";