Pas akomidimit në disa hotele të Durrësit, kryeministri Edi Rama vizitoi refugjatët afganë që mbërritën në orët e para të së premtes në Shqipëri.
Shefi i qeverisë bisedoi nga afër me afganët dhe dëgjoi përjetimet e tyre, ndërsa me vete kishte edhe disa dhurata për fëmijët.
Një prej refugjatëve i tregoi Ramës se për ta Shqipëria është si parajsë, krahasuar me Afganistanin.
Pjesë nga biseda mes Edi Ramës dhe refugjatëve afganë:
Refugjatët: Kanë qenë shumë të kujdesshëm. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindsshëm. Kanë bërë maksimumin. Nuk ka qenë e lehtë, për të qenë të sinqertë. Ende duket jo reale, duket si makth nga i cili do të zgjohemi, por realiteti është ky që është. Të vish këtu, duket si të vish nga ferri në parajsë.
Edi Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët. Më në fund ia dolët.
Refugjatët: Jam i bindur se do t’i pëlqejnë shumë.
Edi Rama: Të thash që kemi qenë në këtë pozitë 30 vjet më parë.
Refugjatët: Po, por jo shumë njerëz do ta kujtonin këtë.