Hapet gara për ekspertë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në mandatin dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit.
Ministria e Jashtme renditi kriteret që duhen plotësuar.
“Kemi nevojë për talente e ekspertizë shumë specifike në ekipin tonë. Kemi nevojë për më të mirët, më të mirëarsimuarit, për ata me më shumë përvojë.
Nëse jeni diplomuar në: – marrëdhënie ndërkombëtare apo shkenca politike dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune;
– drejtësi, dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune në të drejtë ndërkombëtare;
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";– studime mjedisore, me fokus të veçantë tek ndryshimet klimatike, sfidat e ujit dhe konflikteve;
– keni studiuar apo keni eksperiencë në funksionimin e OKB apo metodat e punës së Këshillit të Sigurimit;
Aplikoni në https://punetejashtme.gov.al/…/apliko-per-garen-per… deri më 30 qershor 2021 si kandidaturë e mundshme e ekipit shqiptar në Këshillin e Sigurimit”, tha ministrja Olta Xhaçka.