
Kreu i Grupi të PS Taulant Balla, ka deklaruar se kanë marrë propozime me vlerë për figurën e presidentit të ri.
Gjithashtu ai theksoi se data 4 dhe 6 maj u propozua për konferencën e kryetarëve.
“Kalendari i takimeve për presidentin e ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me shoqërinë civilë që u përcoll sot. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit dhe kemi marrë propozime me vlerë që lidhen me figurën e presidentit të ri për të filluar të ndërtojmë kriteret për përzgjedhjen e kandidatit. Nuk dua të paragjykoj procesin. Nëse bëhet në 4-6 maj konferenca e kryetarëve në 11 maj i bie të kemi raundin e parë. Nëse do shkojmë te kriteret dhe emrat dhe të gjejmë kandidaturën që gëzon mbështetje të maxhorancës dhe opozitës është gjëja më e mirë”, tha Balla.