“Kemi hartën e të gjitha ndërtimeve pa leje”/ Paralajmëron Çuçi: Shembja e tyre, çështje ditësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kemi hartën e të gjitha ndërtimeve pa leje”/ Paralajmëron Çuçi: Shembja e tyre, çështje ditësh

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha në mënyrë të prerë se do të shkatërrohen të gjitha ndërtimet pa leje.

 

Në vijim të operacionit “Bregdeti Ynë”, Çuçi deklaroi se autoritetet zotërojnë një hartë të të gjitha ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare dhe shtoi se është çështje ditësh prishja e tyre.

 

Advertisement

“Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare. S’ka kohë për pushim e as do të tërhiqemi nga vendosmëria për të çliruar bregdetin nga gjithfarë ndërtimesh e strukturash të ngritura pa leje. Mjetet e IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë në ditët në vazhdim operacionin edhe në zona të tjera bregdetare. Kemi një hartë të plotë ku janë evidentuar qartë të gjitha objektet. Shembja e tyre edhe çlirimi i hapësirave të zaptuara është vetëm çështje ditësh.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy