Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov doli në një prononcim për mediat për nisjen e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ai theksoi Ukraina do të mbrojë atdheun me të gjitha mënyrat. Përveç sanksioneve, diplomati u shpreh se është bërë kërkesë edhe për armatime, si dhe për mbështetje financiare.
“Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por edhe në qytete paqësore. Ky është akt lufte, sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës. Sulm ndaj hartës së OKB. Është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin, është mbyllur hapësira veriore. Në kufijtë me Bjellorusinë dhe Rusinë po kryen luftime ushtarake. Janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti ka paraqitur ligjin për mobilizim të përgjithshëm ushtarak…Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat.”