Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për dështim në luftën me zjarret pyjore në këtë shtet.
Qindra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret, të cilat kanë shtyrë mijëra persona të ikin nga shtëpitë e tyre, si dhe kanë shkatërruar dhjetëra prona.
“Ne mund të kemi bërë çfarë ka qenë e mundshme nga ana njerëzore, mirëpo në disa raste nuk ka qenë mjaftueshëm”, ka thënë Mitsotakis. Tymi i dendur është duke u parë ende në Ishullin Evia, në verilindje të Athinës, që ka shkaktuar zjarret tash e një javë.
Dhjetëra shtëpi dhe hektarë pyje janë shkatërruar në zonën Evia. Zemërimi publik është rritur në këtë shtet për shkak të përgjigjjes qeveritare, si dhe mungesës së pajisjeve adekuate për shuarje të zjarreve. Mitsokasis ka thënë se “secili dështim potencial do të identifikohet”, ndonëse ka insistuar se zjarrfikësit kanë qenë në betejë me “fuqi natyrore që tejkalon fuqitë e tyre”.