Për të disatën herë banorët e Thumanës protestuan duke kundërshtuar ndërtimin e autostradës që përshkon zonën e tyre e deri në Kashar. Ata kërkojnë një rrugë hyrëse-dalëse për bizneset e tyre. Banoret janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

“Nuk mund të bllokohet kjo rrugë se kjo quhet autostrada Thumanë – Kashar dhe të të mos lihet dalje për këto biznese që kanë investuar djersën e tyre për 30 vjet. Arroganca e qeverisë dhe e këtyre oligarkëve ka arritur në kufij. Për bizneset dhe për ne, asnjë ditë nuk kemi dalë për politikën. Nuk po i kërkojmë asgjë më tepër një akses të hyjmë në autostradë, me pagesë. Për çfarë arysyeje nuk e bën?”-thotë një banor.

Banorët thonë se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por sipas tyre duhet te gjendet zgjidhja edhe per kalimin e banoreve te fshatrave. Protesta e keaj te enjteje eshte mbikqyrur edhe nga forcat e policise te cilat jane perpjekjur te evitojne bllokimin e qarkullimit te mjeteve. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";