Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, ka akuzuar kundërshtarin e tij direkt, kreun aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn se ka një makineri propagande në shërbim të tij.

 

I ftuar në emisionin QuoVadis në Vizion Plus, Këlliçi theksoi se krahas propagandës së kundërshtarit ai ka një ‘armë’ më të fortë, atë të makinerisë së njerëzve, me të cilët theksoi se zhvillon takime çdo ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ai ka një makineri elektorale, makineri financiare, makineri mediatike, unë për këtë jam i bindur dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët dhe për fat të keq e pranojnë. Edhe pse është një kryetar bashkie që merr vetëm pagën e kryetarit të bashkisë, prapë se prapë opinioni publik, gazetarë, analistë e pranojnë se ky është makineri financiare. Nga ana tjetër unë kam një makineri që ai nuk e ka, kam një makineri njerëzore. Unë çdo ditë takoj me mijëra qytetarë, me mijëra” theksoi ai. “Është i vetmi rast unikal në botë, që e para ai ruhet me më shumë truproja se kryebashkiaku i Kievit që është në luftë dhe e dyta që sot më çuan një foto që e kishin kapur në rrugë dhe më thanë që e ke detyruar të ecë, sepse kishte 8 vite që nuk ecte, nuk takonte dot qytetarët”, shtoi Këlliçi.

 

 

Këlliçi nënvizoi se kreu aktual i Bashkisë Tiranë ngjall reagim negativ tek qytetarët dhe nuk zhvillon takime reale me qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";