Këlliçi thirrje Ramës: Largo policinë nga godina e PD, s’ka nevojë të mbrohet nga askush

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi thirrje Ramës: Largo policinë nga godina e PD, s’ka nevojë të mbrohet nga askush

Kryetari i Komisionit të përkohshëm të ngritur nga Kuvendit Kombëtar të PD, Belind Këlliçi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largojë makinat e policisë nga selia e PD.

 

Këlliçi tha se PD nuk ka nevojë të mbrohet me polici, por mjaftojnë dy rojet në hyrje të godinës. Sipas tij, ky është një provokim pasi PD është e demokratëve dhe nuk duhet të mbrohet nga askush.

 

Advertisement

“Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD. PD është e demokratëve dhe nuk ka nevojë të mbrohet nga askush”, tha Këlliçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy