
Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar sot mbledhjen e parë.
Këshilli drejtohet nga Ervin Pupe si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe detyra kryesore për këtë vit është plotësimi i 3 vendeve në Gjykatën Kushtetuese.
Edhe pse gjykata ka tashmë 7 anëtarë dhe mund të funksionojë normalisht, asaj i mungojnë ende 3 anëtarë.
Deri më tani në Kushtetuese janë zgjedhur 3 anëtarët që i takojnë Presidentit, 3 që i takojnë Parlamentit dhe mbeten për t’u zgjedhur 3 anëtarët që i takojnë Gjykatës së Lartë.
Advertisement
Ende është e vështirë të parashikohet kur mund të plotësohen këto vakanca, pasi më parë duhet të plotësohet vetë Gjykata e Lartë, e cila ka vetëm 3 nga 19 anëtarë.
Advertisement