
Qytetarët shqiptarë pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, po zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.
Qendrat e votimit janë hapur prej orës 07.00 deri në 19.00.
Një situatë e veçantë është shënuar në një qendër votimi në qytetin e Kavajës.
Një çift, i cili kishte zgjedhur 25 prillin për tu martuar, kanë shkuar edhe të votojnë.
Advertisement
Fotografia tregon nusen e veshur me vello, duke votuar.
Në Bashkinë Kavajë votojnë 64729 qytetarë, në 90 qendra votimi.