Katër shoferë tentojnë të korruptojnë policët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Katër shoferë tentojnë të korruptojnë policët

Katër shoferë, të kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, tentuan të korruptojnë policët për të shmangur gjobat.

 

Dy raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, ndërsa dy të tjerë nga Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë.

 

Advertisement

“Shtetasi H. Sh., 30 vjeç, duke drejtuar tip “Porche”, në rrugën “Ded Gjo Luli”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për shmangien e bërjes së testit të alkoolit; Shtetasi Z. F., 54 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në rrugën “Jordan Misja”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit; D. P., 39 vjeç, banues në Mitroc, Kosovë, i cili është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Njësinë së Autostradës Milot-Morinë, duke kryer manovra të gabuara me një mjet kamion tip “Scania”, në rrugën Milot-Morinë, iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë, për të shmangur masën administrative; Në segmentin rrugor Skurraj – Milot është konstatuar drejtuesi i një mjeti autobus, i cili po qarkullonte pa rrip sigurimi. Pas ndalimit, drejtuesi i autobusit, shtetasi R. S. iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative”, njoftoi policia.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy