
Mbyllet një klasë në shkollën 9-vjecare në Këlcyrë. Shkak është bërë infektimi me Covid-19 i katër nxënësve.
Ka qenë kryeinspektori i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri, i cili vendosi mbylljen e klases së VIII të shkollës 9-vjecare në Bashkinë e Këlcyrës, pasi rezultuan se katër nga 21 nxënës të kësaj klase dolën pozitiv në testet e shpejta të kryera mesditën e sotme.
Advertisement
Kjo masë ekstreme bëhet që të këputet zinxhiri i transmetimit për nxënësit e tjerë dhe rjedhimisht klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë- shprehet Sinojmeri.