Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Këto janë 4 emrat që këshilli i lartë gjyqësor i ka çuar presidentit Meta për 4 vendet e lira në gjykatën e Lartë.
Emrat e propozuar për pozicionet e lira janë në fushën e të drejtës penale.
Me plotësimin e këtyre vendeve bosh, raporton Vizion Plus, gjykata e Lartë shkon në total në 7 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej.
Kandidatët më përpara kishin kaluar vlerësimin etik dhe profesional.
Advertisement
Fillimisht për këto vende të lira aplikuan 8 kandidatë.