Katër aksidente janë shënuar brenda një harku kohor shumë të shkurtur në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas. Raportohet se dy automjete janë përplasur në Pojoskë të Pogradecit, ndërsa një kamion ka dalë nga rruga në Qafë-Thanë.

 

Gjithashtu, dy automjete të tjera janë përplasur po në Qafë Thanë, ndërsa një tjetër aksident është regjistruar në afërsi të Prrenjasit, ku është përplasur një automjet me një kamion.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkak për aksidentet dyshohet të jetë bërë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar dhe lagështia në rrugë.