Kaso i përgjigjet Alibeajt: PD ka vetëm një organ, me vendim gjykate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaso i përgjigjet Alibeajt: PD ka vetëm një organ, me vendim gjykate

Përfaqësuesi ligjor i Grupit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso i është përgjigjur kryetarit të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili tha sot se do të ankimojë vendimin e Gjykatës.

 

Në një deklaratë për mediat, ai tha se nuk ka mundësi për apelim nga pala tjetër e PD, duke nënvizuar se të vetmet institucione legjitime janë Komisioni i Rithemelimit dhe kuvendi i 11 dhjetorit.

 

Advertisement

“Ka një PD, një organ zyrtar që përveçse i mandatuar nga vullneti i demokratëve, të Kuvendit Kombëtar të PD, sot u certifikua si i tillë dhe nga gjykata, që është Grupi i Rithemelimit. Kryen funksionin e kryetarit dhe të Kryesisë. Nuk ka një kryetar të komanduar të PD, një nënkryetar, apo sekretariat të PD, pasi këto janë vendimmarrje të datës 11 dhjetor. Me një efekt të menjëhershëm janë të regjistrueshme në seksionin e PD. Nga fillimi i javës, kur do të kryhen dhe hapat e mëtejshëm, do të shihni se organi i vetëm është Komisioni i Rithemelimit. Sigla dhe vula janë ato që kanë zgjedhur demokratët në 11 dhjetor. Por ankime që mund të bëjmë palë të tjera që s’kanë lidhje me PD, janë tentativa jo vetëm për të zvarritur në kohë të paevitueshme, por për të krijuar përshtypje që ka ende një debat. Vendimi i sotëm zgjidhi në mënyrë përfundimtare problemin skeptik në PD. Vendimi i sotëm ka zgjidhur problemin që ishte ende. Sot mbahet mbledhja dhe Komisioni i Rithemelimit si organi i më lartë. Ky Komision do të mbajë të gjitha vendimet, sigurisht vendime të rëndësishme dhe këto do të jenë vendime që do të merren në të mirë të demokratëve” , tha Kaso.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy