Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.
Me vendimmarrjen e tij për vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia apo Maqedonia, në thelb është mohuar e drejta kushtetuese e zgjedhësve shqiptarë me banim në Greqi dhe Maqedoni për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhin lirisht për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë Nr. 11, datë 9.3.2021 përcaktohet se: dy janë kushtet e kufizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut:
- Kufizimet Vendosen me Ligj;
- Kufizimet vendosen për interes publik.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Referuar aktit/vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve rezulton e qartë dhe pa asnjë ekuivok se asnjë nga dy parakushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës dhe përcaktuar në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk përmbushet.
Këtë akt administrativ ne e konsiderojmë të marrë pa prova, me qëndrime të njëanshme dhe të paligjshme nga pala e paditur, në kundërshtim, në lajthitje, si dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore të ligjit dhe rregullave të prokurimit publik.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Fillimisht, bazuar në nenet 28, 29 e vijues të Ligjit nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, duke marrë në konsideratë natyrën e çështjes objekt gjykimi – ankesë ndaj aktit/vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, si dhe referuar dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për caktimin dhe zhvillimin e datës së zgjedhjeve në datën 25 Prill 2021, po paraqesim kërkesën për marrjen e masës së sigurimit te padise, dhe më pas brenda afatit ligjor, do të paraqesim padinë e themelit.
LSI kwrkon që gjykata paraprakisht të urdhërojë pezullimin e zbatimit të këtij akti, qw u mor nw datwn 19 prill nga ana e Komitetit Teknik tw Eksperteve.