Arrestohet nga policia e Dibrës një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Ai është i dyshuar si autori i 7 rasteve të vjedhjes në banesa dhe lokale në qytetin e Peshkopisë dhe zonën rreth saj.
Shtetasi B. M., 29 vjeç, banues në Peshkopi u prangos nga forcat e rendit në një banesë të braktisur në fshatin Vakuf.
Në momentin e ndërhyrjes, në tavanin e banesës së braktisur ku ishte i fshehur shtetasi B. M., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu që e mbante pa leje, një armë të ftohtë thikë dhe municion luftarak.
Advertisement