Zbardhen 11 vjedhje banesash, të ndodhura në qytetin e Vlorës.
Efektivet ne komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i 11 vjedhjeve banesash të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës, konkretisht:
Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.
Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.
Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.
Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.
Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.
Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.
Më datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.
Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.
Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.
Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.
Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet të cilat autori i përdorte për realizimin e vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.