Policia e Tiranës ka arrestuar 37 vjeçarin me iniciale S.R, pasi u kap me një sasi stekash cigare kontrabandë.
Në një njoftim, policia bëri me dije se në banesën e 37 vjeçarit u sekuestruan me dhjetëra paketa cigaresh.
Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.
Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë, një rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
AdvertisementSekuestrohen steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, për të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
Advertisement– S. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.
AdvertisementMaterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.