
Policia e Tiranës ka arrestuar e një 36-vjeçar pasi është kapur me armë zjarri.
Në kuadër të operacionit “Koordinimi”, u vu në pranga shtetasi: – A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.