Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Policia e Mirditës bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, ka organizuar punën dhe në fshatin Ndërfane, Mirditë, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin M. P.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilën shtetasi M. P., në momentin që ka parë shërbimet e Policisë, e ka hedhur jashtë mjetit.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 29 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.