
Një kamion i mbushur me heroinë u kap këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.
Mjeti kishte të fshehur brenda 17 kg heroinë dhe ishte nisur drejt Malit të Zi.
Advertisement
Kamioni u kontrollua në mënyrë më të specializuar edhe në Portin e Durrësit, ndërsa u prangos shoferi, një 48-vjeçar nga Vlora
Droga e cila ishte e mbështjellë me natriban, e ndarë në 34 pako e që po të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove, ishte fshehur në sabratorin e një kamioni.
Advertisement